Dhomat Tona

Dhoma "Gjirokastra"

Një pervoje autentike ne zemër të tradites! Kjo dhomë eshtë konceptuar me frymën e vertetë gjirokastrite, duke sjelle elementë unikë të trashëgimise kulturore te qytetit te gurit. Tavanet janë të punuara me mjeshtëri nga drugdhendes vendas, duke pasqyruar artin tradicional te zones, ndërsa muret zbukurohen me piktura autentike që portretizojnë peizazhe dhe pamje karakteristike të qytetit. Pamja e çative te gurta gjirokastrite, e realizuar nga piktorë vendas, e bën këtë dhomë një perjetim të veçante dhe të paharrueshem per çdo vizitor. Nje kombinim i mrekullueshëm mes artit, historisë dhe komoditetit!

  • Wi-Fi Falas
  • Smart TV
  • Ajër i Kondicionuar
  • Tarracë
Rezervo Tani

Dhoma e Gjyshërve

Një rikthim autentik në kujtesën e një epoke. E konceptuar si një rikthim në periudhën para viteve '90, Dhoma e Gjyshërve sjell atmosferën karakteristike të kohës së komunizmit, duke e paragitur atë përmes elementeve origjinalë dhe dizajnit tradicional. Çdo detaj brenda dhomës eshtë perzgjedhur me kujdes per te ruajtur frymën e asaj kohe: nga radioja "Iliria" e deri te televizori legjendar "Lura", këto objekte autentike sjellin një ndjesi të thellë nostalgjie dhe lidhjeje me të kaluarën. Mobiljet dhe tavani janë të punuar me dore sipas stilit te vjeter gjirokastrit, duke reflektuar mjeshtërinë artizanale dhe traditën familjare të brezave të meparshëm. Muret prej guri, të ruajtura me kujdes, i japin dhomës jo vetëm karakter, por edhe një dimension historik që flet pa fjalë. Kjo eshtë një hapësirë ku e vjetra dhe e reja bashkëjetojnë në harmoni - një pervojë unike për ata që dëshirojnë të ndjejnë aromën e kujtimeve dhe historisë shqiptare në një ambient të ngrohtë dhe mikpritës.

  • Wi-Fi Falas
  • Smart TV
  • Ajër i Kondicionuar
  • Pamje nga qyteti
Rezervo Tani

Dhoma Etnografike

Një hapësirë që ndërthur elegancën tradicionale me estetikën bashkëkohore. Dhoma Etnografike eshtë konceptuar si një homazh ndaj trashëgimisë kulturore te trevës së Gjirokastrës dhe viseve përreth. Ajo sjell në vemendje bukurinë dhe simbolikën e kostumeve popullore te zonave si Lunxhëria, Dropulli dhe Gjirokastra, përmes një dizajni te kuruar me kujdes. Ngiyrat dhe motivet karakteristike të veshjeve tradi-cionale janë integruar ne ambientin e brendshëm, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë, të pasur në detaje dhe ku ndjehet thellë fryma e kulturës shqiptare. Muret prej guri, autentike dhe të ruajtura me kujdes, percjellin historinë dhe identitetin lokal, ndërsa tavani i punuar me dorë nga mjeshtër artizanë i shton dhomës një dimension artistik dhe kulturor. Kjo dhomë perfaqëson një bashkëjetesë harmonike mes së kaluares dhe se tashmes - nje instalacion i gjallë ku tradita vjen në jetë përmes dizajnit bashkëkohor.

  • Wi-Fi Falas
  • Smart TV
  • Ajër i Kondicionuar
  • Tarracë
Rezervo Tani

“Kadare” Room

Nie perkushtim i veçantë kolosit të letërsisë shqiptare. Dhoma "Kadare" eshtë një homazh i dedikuar shkrimtarit të madh gjirokastrit dhe kandidatit per çmimin Nobel në letërsi, Ismail Kadare. Kjo hapësirë unike kombinon mjeshtërine e letrave të Kadarese me nje dizain modern, duke krijuar nje instalacion autentik ku mund të gjeni veprat e tij te përzgjedhura dhe portretin e tij t punuar me dashuri nga mjeshtër piktorë vendas. Ne dhomë ndodhet edhe një model miniaturë i shtepisë tradicionale gjirokastrite te shkrimtarit, me oxhakun, sendukun dhe muret karakteristike prej guri, që sjell ne jetë atmosferën e aytetit të pjerrët që Kadare ka pershkruar me fjalë të mrekullueshme. Kjo eshtë nje hapësire e qete dhe inspiruese, e krijuar per të zhytur çdo vizitor ne artin e bukur të shkrimit, ne dije dhe histori, ashtu siç vetë Kadare ka thënë për Gjirokastrën: "Ky ishte një qytet i perrt, ndoshta më i pierrëti në botë, që i kishte thyer të gjitha ligjet e arkitekturës dhe të urbanistikes. Shkaku i pjerrësisë se madhe ndodhte që në nivelin e çatise së njerës shtëpi giendeshin themelet e tjetres, dhe me siguri ky ishte i vetmi vend në botë ku njeriu, po te rrëzohej në anë te rruges, ne vend që te binte ne hendek, mund të binte mbi çatinë e ndonj. V tëpie të lartë."

  • Wi-Fi Falas
  • Smart TV
  • Ajër i Kondicionuar
  • Pamje nga qyteti
Rezervo Tani
Room 1 - 1

Suita Deluxe me Vaskë Spa

Kjo suitë përfshin një vaskë spa. Me hyrje private, suita me ajër të kondicionuar përbëhet nga një dhomë ndenjeje, një dhomë gjumi e veçuar dhe një banjo me dush dhe shapka. Suita ofron gjithashtu një gardërobë dhe TV me ekran të sheshtë. Njësia përfshin 2 krevate.
Dhoma gjumi: 1 krevat divan dhe 1 krevat “queen”
Sipërfaqe: 15 m²

  • Wi-Fi Falas
  • Smart TV
  • Ajër i Kondicionuar
  • Tarracë
Rezervo Tani